Yndyrat në recetat e sapunit transparent
Tri lloje të yndyrës përdoren në prodhimin e sapunit transparent: vaj ricine, vaj kokosi ose vaji farave të palmës, vaj palme ose yndyrna shtazore. Sapuni i bërë nga një lloj yndyre nuk do të ketë karakteristika të kënaqshme: ose do të jetë shumë i fortë ose shumë i butë ose me shkumë të pamjaftueshme. Arti për të bërë sapun është në përzgjedhjen dhe përzierjen e vajrave. Për fortësi dhe shkumë të shpejtë, nevojitet vaj i kokosit ose vaj i farave të palmës. Vaj palme ose yndyrë janë të nevojshme për fortësi, stabilizim dhe qëndrueshmëri të shkumës. Vajrat e buta si ricina nevojiten për një shkumë të trashë dhe të tretshme. Veti ushqyese në lëkurë tregon vaj i ricinës, vaji palmës, yndyra shtazore. Në vijim janë karakteristikat për çdo vaj të veçantë në recetën e sapunit transparentë.
Vaj Ricini
Vaji i ricinës është një vaj i dendur dhe i trashë i marrë nga farat e kastorit. Rreth 90% të vajit të ricinës e bën acidin ricinoleik. Ky është acidi më interesant nga pikëpamja e bërjes së sapunit. I vetmi vaji i ricinës përmban këtë acid dhe kjo gjë bëhet gjithnjë e më interesante. Mënyra se si ky acid vepron në sapun është edhe më interesant.
Natyrë e veçantë e këtij acidi yndyror është vetia e tretësit. Me këtë, ky acid yndyror është i jashtëzakonshëm dhe e bën atë një përbërës të detyrueshëm të recetave në sapunëve transparent. Janë pikërisht tretësit ajo që dallon sapunët transparent nga të zakonshmit. Tretësit japin transparencë dhe për këtë arsye vaji i ricinës është i pazëvendësueshëm. Tipar i mirë i vajit të ricinës është se vepron si një humektant ose lagështues (tërheq dhe mban lagështi në lëkurë). Megjithatë, shumë vaj ricini në recetë e bën sapunin të butë dhe ngjitës dhe zvogëlon vetitë shkumuese. Shkuma është e dendur, e butë, por e qëndrueshme.
Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është vaji më i zakonshëm që përdoret për të bërë sapun. Veti të ngjashme si vaji i kokosit gjithashtu kanë farat e vajit të palmës. Karakteristikë e këtyre vajrave është një pjesë e madhe e acidit laurik duke e bërë sapunin të tretshëm në ujë dhe duke krijuar shpejt shkumë. Specifike për acidin laurik është se krijon sapun të fortë. Të gjitha vajrat e tjerë që prodhojnë sapun të fortë kanë mangësi që ata sapun janë dobët të tretshëm në ujë. Ky është një avantazh i madh i vajit të kokosit (dhe vajit të farave të palmësj) dhe për këtë ky vaj aq shpesh gjendet në recetën e sapunit. Sapunët e bërë ekskluzivisht nga vaji i kokosit ose palmës e thajnë lëkurën. Edhe pse këta sapun japin shkumë të bollshme kjo shkumë është jetëshkurtër. Vaji i kokosit fitohet nga mishi i frutave të tharë, ndërsa vaji i farave të palmës është nxjerrë nga farat. Të dyja llojet e vajrave kanë veti të ngjashme dhe mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në recetat e sapunit. Në recetat e sapunit nevojitet pak më shumë hidroksid natriumi për saponifikimin e vajit të kokosit se sa për saponifikimin e vajit të farave të palmës.
Vaji i palmës, yndyrë të kafshëve
Vaji i palmës dhe dhjami i kafshëve janë dy yndyrat më të shpeshta të ngurta që përdoren për të bërë sapun. Këto dy yndyrna, në bazë të ngjashmërisë së tyre, mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në receta sapuni.
Vaji i palmës nxirret nga pulpa e frutit të palmave. Nuk duhet të ngatërrosh vajin e kokosit me vajin e palmës. Të dyja llojet janë bërë prej mishit të frutit, por ky është një lloj krejtësisht i ndryshëm i palmës dhe këto dy vajra janë krejtësisht të ndryshme në përbërje. Vaji i palmës përmban më së shumti acidin palmitik dhe acidin oleik në një proporcion të ngjashëm.
Dhjami i kafshëve është yndyra primare që është përdorur për të bërë sapun për 2000 vjet dhe më së lehti sigurohet. Për të përdorur dhjamin më së pari duhet të e shkrini. Prandaj, është ndoshta më e lehtë për të përdorur yndyrë. Yndyra veç është yndyrë e shkrirël nga dhjami i derrit. Yndyra sipas përbërjes përmban më së shumëti acid oleik dhe diçka më pak acid palmitik. Sapuni i përbërë ekskluzivisht prej vajit të palmës ose yndyrës do të jetë shumë i brishtë, me një shkumë të varfër por të qëndrueshme.
Comments
Post a Comment