Procesi i përfitimit të sapunit transparent


Nëse ju do të bëni sapun transparent, do të ishte mirë nëse ju tashmë keni  një përvojë në prodhimin e sapunit. Të paktën keni bërë sapun me procesin e ftohtë. Bërja e sapunit transparent është procesi më i komplikuar në përfitimin e sapunit dhe sigurisht nuk është diçka për fillestarët. Në thelb, gjithçka kryhet sipas procesit me recetë dhe nuk është e pamundur për një fillestar që ta kryen atë. Çdo gjë është e mundur! Megjithatë, për të kuptuar dhe zotëruar tërë teknikën, keni nevojë për përvojë të caktuar, kuptim dhe njohuri. Vetëm atëherë do të bëhet një aventurë përmes së cilës mësoni dhe shijoni!
Procesi i bërjes së sapunit transparent përkon me një pjesë me procesin e ftohtë të punimit të sapunit. Një përshkrim i hollësishëm i procesit të ftohtë përshkruhet në artikullun "Ecuria e prodhimit të sapunit". Ju duhet të ndiqni të gjithë hapat fillestarë deri në pikën 8, dmth. derisa masa e sapunit përzihet me një blender dhe kalon në gjurmë. Kur të kryeni pikën 8, ju jeni gati për një proces që do t'ju çojë në sapun transparent. Vazhdimi i procedurës është në fakt një përshkrim i procesit të ngrohtë për të bërë sapun. Procesi i ngrohtë kryhet nga zierja me temperaturë të ulët. Në kushte klasike, kjo do të ishte zierje në një tenxhere të dyfishtë. Për të lehtësuar procesin, kam marrë një tenxhere për zierje të ngadaltë (krokpoti i popullarizuar). Ideal  për të bërë sapun. Pothuajse nuk keni nevojë për të përzier. Vetëm leni që ngrohja të kryej procesin e saponifikimit.
1) Masën e sapunit të cilën e keni përzier deri në gjurmë e derdhni në enën për zierje të ngadaltë. Tengjeren e lëshoni në LOW, mbuloni atë dhe lëreni për gjysmë ore.






2) Masa e sapunit gatuhet derisa të kalojë plotësisht në fazën e xhelit. Përafërsisht është rreth 3 orë gatim. Kur gatuani në një krokpot, pothuajse nuk keni nevojë për përzierje. Herë pas here, çdo gjysmë ore, ngrini kapakun dhe hiqni shtresat e sapunit nga muret dhe fundi i enës.






3) Xheli ose faza koloidale do të jetë e lehtë për t'u njohur sipas pamjes të qelqtë. Është e rëndësishme që e gjithë masa e sapunit të kalon në atë gjendje. Do të ishte gabim nëse shumë pak e gatuani njëjtë edhe nëse e gatuani shumë. Nëse shumë pak e gatuani dhe masa e sapunit nuk është transferuar plotësisht në gjendjen koloidale, ju nuk do të merrni një sapun të tejdukshëm. Gjithashtu, nëse gatuani shumë, kristalet e sapunit rriten, sapuni sikur rrudhet dhe humbet mundësia e transparencës. Momenti i fazës xhel është më i rëndësishmi në të gjithë procesin e bërjes së sapunit transparent.

4) Kur të arrini fazën e xhelit, shtoni alkool dhe glicerinë. Përzieni mirë. Masa e sapunit do të fillojë të tretet në tretës. Mirë gërryeni muret dhe fundin e enës. Muret e enës duhet të jenë të pastra, sepse ju më vonë do të keni probleme me pjesët e mbetura dhe të patretura të masës së sapunit.






5) Alkooli lehtë avullohet dhe është shumë i ndezshëm. Kjo është arsyeja pse ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Për të parandaluar maksimum avullimin e alkoolit, vendosni një fletë të hollë najlloni ndërmjet kapakut dhe enës. Gatuaj edhe për 30 minuta në një temperaturë më të lartë. Në krokpot duhet të e vendosni në HIGH.
Ndërsa e ngrohni, përgatitni tretësirën e sheqerit. Përgatitni dyfishin e sasisë së tretësirës sepse do t'ju duhet për të arritur transparencën. Vendosni sheqerin në ujë të distiluar dhe ngroheni deri në vlim. Është e rëndësishme që sheqeri plotësisht të tretet.

6) Pas gjysëm ore gatim, shtoni tretësirën e sheqerit dhe përzieni mirë . Tretësira e sheqerit jep edhe më shumë transparencë dhe kthjelltësi. Përsëri gatuajeni përzierjen në LOW. Me siguri do të mbeten tani të patretur vetëm pjesë të vogla të sapunit . Unë rekomandoj shtypësin për pire nga patatet. Pjesët e patretura të sapunit thjesht mund të shtypen në fund dhe kështu të përshpejtoni shkrirjen dhe dekompozimin e tyre.



7) Në sipërfaqe do të shfaqet vazhdimisht shkumë si një lloj kore. Ju nuk duhet të ngarkoheni me këtë dukuri. Kjo është normale dhe keni nevojë afër vetes të keni një shishe për spërkatje me pak alkool. Herë pas here spërkatni alkool në sipërfaqe dhe shkuma tretet.






8) Sapo të keni një masë sapuni të tretur plotësisht, është koha për të kontrolluar transparencën. Më së miri për këtë qëllim është që të keni tanjira qelqi transparent. Vendosni të gjithë tanjirat në frigorifer për pak kohë. Merrni një tanjir të ftohtë dhe vendosni një sasi të vogël të masës së sapunit me një lugë. Le të shtrihet në një shtresë të hollë. Prisni pak minuta dhe vëreni nëse formohet mjegull qumështore. Ndoshta do të krijohet. Kjo është një shenjë se ju nuk keni arritur ende një sapun transparent. Gota e ftohtë përshpejton procesin e ftohjes dhe ju jep njohuri nëse sapuni juaj mbetet transparent. Nëse keni arritur sapunin transparent, ai gjithmonë do të mbetet transparent dhe nuk do të ketë kurrfarë mjegullimi.


9) Nëse masa e sapunit në tanjir fillon të mjegullohet, shtoni rreth 40 g të tretësirës së  sheqerit. Përziene mirë dhe mbani crockpotin në LOW. Përsëri, kontrolloni transparencën në tanjirin e ftohur. Nëse nuk ka rezultate, shtoni përsëri rreth 40 g tretësirë sheqeri. Nëse kjo nuk kontribuon në transparencën, shtoni rreth 80 g alkool. Nëse edhe kjo nuk korigjon situatën, provoni me 40 g glicerinë. Nëse asgjë nuk funksionon, përsërisni tretësirën e sheqerit, përsëri alkoolin, glicerolin, të gjitha në rreth derisa sapuni të kthjellohet. Ky hap kërkon gjithë durimin që keni. Ju duhet të keni mjaft kohë për këto kontrolle. Nga ky hap varet gjithçka dhe asnjë vendim në shpejtësi nuk mund të ndihmojë. Tek unë rezultoi pas kontrollit të 4 kur kam shtuar alkool. Kjo është pjesa më e vështirë e procedurës dhe mos e humbni durimimin!

10) Kur të arrini transparencën, është koha për të shtuar aromatizues (në formën e vajrave esenciale) dhe ngjyrave. Gjithashtu në këtë moment mund të yndyrosni sapunin. Shikoni artikullin rreth ngjyrave të sapunit transparent dhe artikullin rreth yndyrosjes. Derdhni sapunin në kallëpe. Në ditën e dytë, hiqni ato nga kallëpi dhe i thani në një vend të ajrosur. Për sapunët transparent, rekomandohet që të thahen të paktën 2 deri 3 javë. Ata janë tashmë neutral, por megjithate ata duhet tharë. Duke i tharë, sapunët transparent nuk e humbin tejdukshmërin madje edhe rritet.

11) Pas largimit nga kallëpi, në anën ku ishte ekspozuar në ajr, sapunët kanë një kore të hollë. Zakonisht, kjo kore grryhet me thikë në mënyrë që sapuni të jetë me të vërtetë i përsosur. Nga prekja e sapunit, lehtë mbeten gjurmët. Kështu që sapunët ende mund të lëmohen me një pecetë të lagur me alkool.



Situata kur shtoni tretësit për të fituar tejdukshmëri është pjesa më delikate e këtij procesi. Unë mendoj se shumë vëmendje duhet t'i kushtohet alkoolit sepse ky mund të jetë burimi i gabimit më të zakonshëm. Alkooli lehtë avullohet gjatë ngrohjest, sidomos nëse tenxherja nuk është i mbrojtur siç duhet. Shkaku më i zakonshëm i mungesës së transparencës është mungesa e alkoolit. Prandaj, në procesin e kontrollit të transparencës shtoj sasinë dyfishe të alkoolit në raport me tretësit tjerë.

Comments

Popular posts from this blog

Sapunët më të bukur