Tretësit në sapunët e tejdukshëm
Sapunët transparent janë të veçantë për shkak të pranisë së tretësve të ndryshëm. Pyetja është vetëm se cili kombinim i tretësve japin sapun më transparent, pa ndikuar në cilësitë e tjera të sapunit.
Ujë
Sapunët transparent kanë nevojë për ujë shtesë në formën e një tretësire sheqeri. Uji nga ujësjellsi nuk është i mirë, sepse mund të përmbajë kripëra të patretshme dhe minerale të tjera që mund të zvogëlojnë efektin e transparencës. Prandaj përdorni gjithmonë ujë të distiluar. Uji kontribuon në efektin e transparencës sepse edhe uji është natyrshëm tretës.
Alkool
Alkooli është tretësi kryesor për të bërë sapun transparent. Kur alkooli shtohet në sapun në fazën koloidale, sapuni shëndrrohet në një lëng transparent dhe të trashë. Megjithëse është e mundur për të fituar një sapun transparent pa alkool (duke përdorur glicerinë dhe sheqer), sapuni i tillë me kohë bëhet gjithnjë e më i turbullt. Në recetën e sapunëve transparent ne përdorim alkool etilik ose etanol 95%. Etanoli është i pangjyrë dhe shumë i ndezshëm kështu që duhet të jeni të kujdesshëm kur e përdorni. Etanoli i pastër i përdorur për prodhimin e pijeve alkoolike është mjaft i shtrenjtë. Një version më i lirë i këtij etanoli mund të gjendet në dyqanet e bojës dhe llakut. Ky është i njëjti etanol dhe për pastrim, me dallimin se denaturohet. Etanoli denaturohet pikërisht që të mos jetë i përshtatshëm për të u pirë. Shtohen substanca të tilla si vajra esenciale, ketone, benzen .... Shumë nga këto substanca janë toksike ose kanë erë shumë të pakëndshme. Shumica e këtyre alkooleve të denatyruara nuk janë të përshtatshme për të bërë sapun. Dy lloje të alkooleve të denatyruara janë të pranueshme për të bërë sapun. Këta janë alkoolet e denatyruara SDA 3A dhe SDA 3C. SDA nënkupton alkool të denatyruar special. SDA 3A përbëhet nga 100 pjesë etanol dhe pesë pjesë të metil alkoolit (metanol). SDA 3C përbëhet nga 100 pjesë etanol dhe 5 pjesë të alkoolit izopropil (izopropanol). Nëse mund të gjesh alkool të tillë, do të jesh dy herë më lirë se blerja e etanolit pa ndonjë aditiv.
Glicerinë
Sapun glicerine është sinonim për sapunë transparent edhe pse glicerina nuk është një përbërës i nevojshëm për të bërë sapun transparent. Megjithatë, më së shpeshti do të jetë i pranishëm në recetë. Glicerina është një tretës i shkëlqyer, dhe ajo vepron si një zbutës dhe humektant në lëkurë. Sipas ksaj është i ngjashëm me vajin e ricinit që gjithashtu shfaq veti të tilla. Glicerina është në të vërtetë lloj alkooli. Është i ëmbël dhe i trashë (viskoz) kurse është krijuar në procesin e saponifikimit. Rezultati i saponifikimit është sapuni dhe glicerina. Në sapun të prodhuar në shtëpi, glicerina mbetet në masën e sapunit ndërsa në prodhimin industrial filtrohet dhe shitet si një lëndë e parë e shtrenjtë. Glicerina sintetike, glikol propileni rrjedh nga propileni, një nënprodukt në distilimin e naftës.
Sheqer
Ky është sheqeri më i thjeshtë kristalor që përdoret në familjen tonë. Shtimi i sheqerit jep notën përfundimtare të transparencës së përsosur. Pa sheqer kjo nuk do të ishte e mundur. Sheqeri jep transparencë madhështore, por nuk ka veti hidratimi dhe zbutëse sikur gliceroli.
Rrëshirë pishash
Rrëshira formohet si mbetje pasi që vaji i avullueshëm ndahet me procesin e distilimit. Rrëshira është në formë të zambakëve të verdhë transparent dhe të zbehtë. Duke e shtuar në sapun, rrëshira ndryshon ngjyrën e sapunit në ngjyrë portokalli. Rrëshirë ishte një shtesë e popullarizuar në recetat e vjetra të bërjes së sapunit glicerik. Ajo jep transparencë të shkëlqyer, jep shkumë të trashë (viskoze) dhe kremaste. Kontribuon në një aromë të mirë dhe në një mënyrë konzervon ose e ruan sapunin nga prishja. Rrëshira nuk është shtesë e domosdoshme në recetën e sapunit transparent, por shumë bukur plotëson gjithë tregimin.
Comments
Post a Comment