Si formohet sapuni transparent?






Loja e dritës i bën sapunët transparent më të bukur në mesin e të gjitha sapunve! Sapunët transparent përbëhen nga kristale që janë ndalur në rritjen e tyre dhe rrezet e diellit mund të depërtojnë përmes sapunit.Gjatë saponifikimit, çdo sapun kalon nëpër fazën koloidale. Koloidi është i ngjashëm me xhel, i përbërë nga molekula më të mëdha, por mjaft të vogla për të mbetur pezull në një medium të lëngët pa depozitim në pjesën e poshtme. Përderisa sapuni ftohet,  fillojnë të zhvillohen kristalet e gjata fibroze. Këto kristale rriten, formohen gjithnjë e më tepër dhe gjithnjë e më shumë në mes tyre përputhen. Rrezet e dritës nuk mund më të kalojnë nëpër sapun, translucenca (transparenca) e gjendjes koloidale zhduket dhe sapuni bëhet i turbullt.





















Sapuni transparent përfitohet me procesin e ngrohtë. Procedura është krejt e njëjtë me çdo sapun tjetër të marrë nga procesi i ngrohtë. Dallimi është vetëm në një moment, dhe ky është momenti kur sapuni kalon në fazën koloidale. Të gjithë sapunët gjatë përgatitjes kalojnë nëpër fazën koloidale, veç ju nuk i keni kushtuar vëmendje kësaj asnjëherë. Ky moment është vendimtar në bërjen e sapunve transparent. Në këtë moment, shtohen tretësit: alkooli, glicerina dhe solucioni ujor i sheqerit. Këta tretës mbajnë masën e sapunit në gjendjen koloidale dhe nuk lejojnë zhvillimin e kristaleve të mëdha. Sapunët transparent përmbajnë kristale, por janë aq të vogla sa që valët e dritës mund të kalojnë përmes sapunit. Transparenca është definuar si aftësi që shkronjat me madhësi prej 14 pikave të lexohen përmes sapunit me trashësi prej 0,25 inç (rreth 6 mm).

Comments

Popular posts from this blog

Sapunët më të bukur